Perimet si brokoli, lulelakra janë disa nga perimet më pak të preferuara, por ato janë mjaft të dobishme kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve të enëve të gjakut.

Sipas një hulumtimi të ri konsumimi  i këtyre perimeve lufton gjithashtu edhe kancerin.

Studiuesit  nga Universiteti i Australisë Perëndimore zbuluan se personat që përfshinin në dietën e tyre këto perime kishin një shans më të ulët për të patur një grumbullim të kalciumit në aortën e tyre, një shenjë kryesore për sëmundjen e enëve të gjakut.

Çfarë është sëmundja e enëve të gjakut?

Sëmundja e enëve të gjakut është një gjendje që prek enët e gjakut: arteriet, venat dhe mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut që qarkullon nëpër trup. Kjo ulje e fluksit të gjakut mund të jetë për shkak të grumbullimit të depozitave yndyrore, të kalciumit në muret e brendshme të enëve të gjakut, siç është aorta. Ky ndërtim i depozitave yndyrore të kalciumit është shkaku kryesor i një sulmi në zemër ose goditje në tru.

Studiuesi kryesor Lauren Blekkenhorst tha: Në studimet tona ne kemi identifikuar se personat që konsumojnë rregullisht këto perime kanë një rrezik më të zvogëluar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, të tilla si një sulm në zemër ose goditje në tru. Kemi zbuluar se gratë e moshuara që konsumojnë sasi më të madhe të  këtyre perimeve çdo ditë kanë shanse më të ulëta për rritjen e kalciumit në aortën e tyre.

Brokoli dhe lulelakra janë të pasura me lëndë ushqyese, duke përfshirë disa karotenoide, vitaminat C, E, dhe K, minerale. Ato gjithashtu janë një burim i mirë i fibrave.

Ky studim ofron një pasqyrë të vlefshme se si ky grup perimesh mund të kontribuojë në shëndetin e arterieve dhe të zemrës. /tvklan.al