Gigin disa herë e përjashtuan pasi nuk kishte trup të përshtatshëm

Për Gigi Hadid rruga për t’u bërë modele nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë. Në një intervistë për revistën “i-D”, ajo ka treguar se edhe pse ishte e bija e modeles Yolanda Hadid ajo e ka pasur shumë të vështirë që të futej në atë industri.

“Kisha një trup shumë të dobët. E dija se sa shumë punoja për të pasur muskuj që të dilja nëpër pasarela më pas. Njerëzit ishin të vrazhdë me mua dhe më thonin se nuk kisha trup për modele”, është shprehur modelja.

Në vitin 2015, Jean Paul Gaultier ia hoqi mundësinë Gigi-t që të sfilonte për shkak se nuk kishte linjat e duhura. Gigi edhe në intervistat e mëparshme është shprehur se edhe shumë stilistë të tjerë e detyronin të vishte veshje që i mbulonin trupin për shkak të defekteve që ajo kishte.

Hadid gjithashtu zbuloi se nuk është e sigurt se çfarë do sjellë e ardhmja për të nëse do të vazhdojë të punojë si modele ose jo.

Klan Plus