Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos komentojë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat pas seancës së parë të Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama tha se PS nuk do të harxhojë energji për të shkuarën, por do të shoh nga e ardhmja.

Të kemi sa më shumë energji për sfidat e përbashkëta, për ëndrrat e qytetarëve. Sa më pak energji për atë që politika i ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite, duke u bërë një prone e politikanëve”, tha Rama.

I pyetur nëse është i kënaqur për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, Rama tha se PS shikon nga e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën. Më tej tha se është i gatshëm për bashkëpunim me Bashën dhe dora e tij mbetet e shtrirë.

PS ka marrë një mandat për të  ka marrë një mandat për të çuar një mandat në nivel tjetër, PS sot është në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj pasi do të çoj Shqipërinë në një nivel të jashtëzakonshëm. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të trete me dorën shtrirë, është një gjë e kam thënë në krye të herës, pavarësisht se si do të shkonin zhvillimet në PD”, tha ai.

Deklarata e plotë e Ramës:

Ndalova në radhë të parë për t’u uruar të gjithëve ju një punë mbarë dhe të frytshme si shërbëtor të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhohem personalisht dhe ku Partia Socialiste do bëj gjithë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit për problemet e tyre reale, për sfidat e mëdha të përbashkëta që ka vendi, për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve të cilët e kanë abuzuar vijimsisht për qëllime, për interesa për ambicie që mund të jenë dhe të natyrshme por që nuk janë kurrë të mjaftueshme për tu ngritur mbi interesat mbi qëllimet mbi ambiciet mbi hallet dhe mbi shpresat e njerëzve

A jeni i kënaqur që Zoti Lulzim Basha ka dëgjuar këshillën tuaj dhe ka vrarë babin e tij politik?

Partia Socialiste e ka marrë një mandat për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër dhe Partia Socialiste sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të rrugëtimit të saj sepse duhet të ndjejë në të gjitha qelizat e veta përgjegjësinë  e jashtëzakonshme të çuarjes së Shqipërisë në një nivel tjetër dhe sa shumë, sa shumë mund dhe sa shumë energji kërkon kjo dhe sa pak të rëndësishme janë këto të tjerat.

A është me e hapur tani rruga që ju dhe zoti Basha të bashkëqeverisni me njëri tjetrin tani që Sali Berisha është përjashtuar  nga grupi i PD-së, duke parë dhe ftesën që ju i bëtë para zgjedhjeve ?

Shiko ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën e shtrirë. Kjo është diçka që unë e kam thënë qysh në krye të herës pa marrë parasysh se si do të shkonin zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit, në funksion të interesave të vendit, në funksion të të gjithë atyre borxheve që ne ja kemi popullit dhe ja kemi fëmijëve tanë.

Berisha thotë se ka pazar mes jush, a ka një Pazar mes jush dhe zotit Basha?  Vazhdon pakti i 2017 ?

Unë jam shumë i përgatitur që të jemi në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari dhe natyrisht duke u përmirësuar çdo ditë edhe në raport me ju.

Por po i shmangeni përgjigjes zoti Kryeministër, po apo jo?

Jam shumë i vetëdijshëm që padashje, pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin dhe kam bërë atë që nuk e bën kurrë një boksier i peshës së rëndë me një boksier të peshës lehtë, kam krijuar shqetësime për ju dhe ju jap fjalën që marrëdhënia jonë do të jetë fantastike./tvklan.al