Federata Shqiptare e Futbollit e ka quajtur një lajm të keq për futbollin shqiptar përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga UEFA, por shtoi se vendimi është i apelueshëm.

FSHF tha se UEFA e ka vënë në dijeni sot për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për dënimin e Skënderbeut me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

”, tha FSHF në një deklaratë për mediat. /tvklan.al