Kaosi në Parlament, “Etika” vendos masë disiplinore për Albana Vokshin dhe Elda Hotin

Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e parlamentit deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Përjashtimi i deputete erdhi pas kaosit që përfshiu seancën e fundit parlamentare, ku demokratët vijuan aksionin e tyre duke ndezur zhurmuesit. Në kërkesën e PS, theksohet se Vokshi bllokoi foltoren e parlamentit duke mos lejuar deputetët e tjerë të flasin.

Ndërkohë, Elda Hoti nuk ka lejuar Arbi Agalliun të mbajë fjalën e tij në parlament duke i marrë kartën e votimit dhe që për rrjedhojë i bllokoi dhe mikrofonin.

Me përjashtimin e Vokshit dhe Hotit, numri i deputetëve të PD që kanë masë disiplinore është 9.

Klan News