Vendimi, pas dhunës në ndeshjen Tirana-Partizani

Federata Shqiptare e Futbollit njofton masa të tjera ndaj personave të përfshirë në akte dhune në ndeshjet e kampionatit. Pas ngjarjeve në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për Javën e 15-të, Komisioni i Disiplinës identifikoi personat e dhunshëm.

Vendimi i parë është që të ndalohet hyrja në stadiumet shqiptare për 14 tifozë. Të gjithë janë identifikuar nëpërmjet pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në stadium. Vendimi i Komisionit të Disiplinës si dhe emrat e këtyre personave do t’i përcillen edhe Policisë së Shtetit për masat që ky organ i zbatimit të ligjit duhet të marrë në këtë rast dhe jo vetëm.

Nëse në të ardhmen këta persona do të tentojnë të hyjnë në stadiumet shqiptare, ata do të ndiqen penalisht. Për mbarëvajtjen e ndeshjeve, në stadiumet shqiptare është gjithmonë prezente siguria private, por dhe policia pasi kontrollet janë të përbashkëta.

Tv Klan