Një atlete olimpike u përjashtua nga Paris 2024 pasi doli pa leje nga fshati olimpik për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez.
Notarja braziliane Ana Carolina Vieira e kaloi natën në rrugët e Parisit pa autorizim me të dashurin e saj, notarin tjetër Gabriel Santos, pasi vendi i saj zhgënjeu në disiplinën stili i lirë 4X100.
Më 26 Korrik, 22-vjeçarja doli fshehurazi, ku u takua me Santos. Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimin për ta dërguar në shtëpi.
Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet.
Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por ai kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua.
Për liderin e ekipit të notit të Brazilit, Gustavo Otskua, sportistët nuk kanë ardhur në Paris për pushime, por për të garuar.
Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Klan News