Operatori i telekomunikacionit Tele2 në Suedi do të bëhet partner me kompaninë Nokia të Finlandës për vendosjen e rrjetit të tij 5G në Suedi. Kompania suedeze tha se infrastruktura e re kryesore do të mbështesë linjën 4G dhe 5G, duke lejuar bërë më të lehtë komunikimin.

Pas vendimit të Tele2 kompania Nokia ka deklaruar se janë shumë krenar për këtë bashkëpunim. “Ne jemi krenar që po zgjerojmë marrëdhënien tonë me Tele2 dhe po kalojmë në epokën 5G”, tha Raghav Sahgal, Presidenti i Nokia Cloud.

Më herët Suedia kishte vendosur që të mos lejonte kompaninë kineze Huawei për të qenë pjesë e rrjetit të saj 5G për arsye sigurie.

Por kompania nga Kina ka nisur një proces gjyqësor lidhur me këtë përjashtim që ka bërë qeveria e Suedisë, pasi pretendojnë se është i padrejtë.

Nga ana tjetër vendet evropiane kanë forcuar kontrollet mbi firmat kineze që po ndërtojnë rrjete 5G pas presionit nga Uashingtoni, i cili pretendon se pajisjet Huawei mund të përdoren nga Pekini për spiunim. Huawei ka mohuar vazhdimisht të jetë një rrezik i sigurisë kombëtare./tvklan.al