Përkeqësimi i motit, shoqëruar me erë dhe reshje intensive shiu ka ndikuar në punën e portit të Durrësit. Forca e detit, e cila arrin deri në 6 ballë, ka sjellë vonesa prej dy orësh në mbërritjen e trageteve të udhëtarëve, por edhe pezullim të lundrimit të anijeve të peshkimit.

Probleme ka edhe në përpunimin e anijeve tregtare, ku puna e ngarkim-shkarkimit është bllokuar përkohësisht. Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thanë se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Ndërkaq në qytet nuk janë konstatuar probleme, përveçse trafikut të rënduar në rrugë.

Tv Klan