Këtu mbetjet po zgjerojnë territor. Gjendja jo vetëm nuk është permirësuar sikundër u premtua pas shpalljes së emergjences mjedisore 3 muaj më parë, por po përkeqësohet dita-ditës. Kamionët shkarkohen çdo ditë në terren të hapur. Për të ulur volumin, plehrave u vihet zjarri i pakontrolluar.

Rrethimi i vengrumbullimit i cili do të shërbente për të disiplinuar derdhjet dhe hyrje-daljet e njerëzve apo të kafshëve shtëpiake mungon. Zyrtarët e Bashkisë e premtuan një gjë të tillë. Madje as kanali i ujërave të  larta, i kthyer në një vatër ndotjeje nuk po pastrohet. Banorë flasin për përkeqësim të situatës. Ata thonë se askush nuk po punon për kthimin e zonës në një vend të pastër.

Në Bashkinë e Durrësit presin që zgjidhja të vijë nga qeveria. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore duhet të ishte Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve ai që do të vendoste kohën dhe vendin për depozitimin e mbetjeve urbane të qytetit bregdetar.

Landfilli i Tiranës u përfol si  mundësi. Por nga koha e shpalljes së emergjencës në fillim të muajit Korrik, nuk janë bërë as ndërhyrjet paraprake. Deri në gjetjen e një alternative përfundimtare, banorët e Durrësit do të frymojnë mes ndotjes.

/abcnews.al