Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-Presidentit Bujar Nishani. Osmani ka theksuar se Nishani gjatë jetës së tij ka përkrahur Kosovën pa ndalur.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”, është shprehur Osmani, transmeton KlanKosova.tv.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve!. “Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”.