Në një shesh dy grupe, njëra për të nderuar viktimat e Srebrenicës dhe tjetra për të mohuar ato.

Aktivistët për të drejtat e njeriut ndezën qirinjtë në mbrojtjen e policisë. Të tjerët thonë është gënjeshtër.

Politika zyrtare ka nderuar viktimat e masakrës ndaj myslimanëve dhe nuk ka penguar kujtimin. Por  pa shumë zhurmë dhe pa deklarime në 23-vjetorin e saj.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se është e nevojshme të ketë debat mbi të shkuarën.

Marko Milosavljeviç, nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut: “Kujtimi duhet të mbështetet me gjykimin e autorëve dhe kjo për krimet e luftës nuk ndodh në Serbi. Luftërat për Serbinë e madhe i kanë sjellë dëme shtetin tonë dhe duhet pranuar atë që ka ndodhur në mënyrë që të mos kemi mur heshtjesh. Ne duam debat për të shkuarën”.

Shumë kërkojnë drejtësi për viktimat serbe dhe shënimi i përvjetorit në Serbi nuk ka shumë mbështetje të madhe. Kuvendi serb ka miratuar një rezolutë vite më parë për të dënuar krimin.

Tv Klan