Një maket gjigant prej druri, imitim i Londrës së shekullit të 17 -të, u përpi nga flakët në përkujtim të 350 – vjetorit të ‘zjarrit të ferrit’ që shkatërroi kryeqytetin e vjetër anglez.

Turma njerëzish u mblodhën në anët e lumit Thames, për të shikuar djegien e instalacionit 120 metra të gjatë, e për të përjetuar çastet e ‘flakëve të ferrit’ të vitit 1666.

Zjarri gjigant i vitit 1666 shkatërroi 80% të Londrës së vjetër, pjesa më e madhe e saj e ndërtuar me dru. Më shumë se 13 mijë shtëpi, biznese e ndërtesa të tjera, përfshirë edhe Katedralen e Shën Polit.

Djegia e maketit imitim u krye në mbyllje të një festivali përkujtimor, që nisi më datë 30 Gusht e u mbyll të dielën, më 4 Shtator.

Tv Klan