Ditë kujtese dhe reflektimi e ka cilësuar presidenti Ilir Meta 45-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit. Nën rrënojat e amfiteatrit më të përgjakur të krimeve të diktaturës, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, ish- të përndjekur dhe përfaqësues të bashkësive fetare, prekën nga afër të vërtetën e një historie që kreu i shtetit do ta cilësonte ndër më të pazakontat nga qëndresa  historike.

 “Sot është një ditë kujtese, por edhe reflektimi! Prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë. Zbehja e kujtesës historike krijon premisa jo vetëm për tendenca të totalitarizmit, por edhe të ksenofobisë, racizmit, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit. akt vetmohues të martirëve të demokracisë Hajro Pasho, Dervish Bejko, Pal Zefi, Skënder Daja dhe gjithë kryengritësve revoltën e Spaçit”.

Për presidentin Meta ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshëm të diktaturës, vuajtjeve dhe përpjekjeve të tyre është një detyrim i shoqërisë, sikurse është edhe obligim gjetja dhe nderimi i të gjithë eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve gjatë kësaj periudhe.

Tv Klan