Dita e 22 Qershor 1991 shënon vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranën post-komuniste. Sot, bëhen 30 vjet nga dita që tregoi lidhjet e ruajtura të popullit shqiptar me SHBA-në, të cilat e kanë patur pikënisjen e tyre më 28 Korrik 1922.

Sheshi “Skënderbej” u mbush me 300 mijë shqiptarë në ditën e ardhjes së Baker duke i organizuar një pritje madhështore për të dëgjuar fjalën e zyrtarit të lartë amerikan.

Për llogari të Presidentit Bush dhe të popullit amerikan, vij këtu sot për t’ju thënë se: Liria funksionon… Më në fund jeni të lirë të flisni atë që mendoni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Shqiptarët kanë zgjedhur t’i bashkohen shoqërisë së njerëzve të lirë të të gjithë botës. Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lira, ashtu siç kërkonte të ishin dhe krijuesi ynë. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.

Ndërsa lidhur me mikpritjen e treguar ndaj tij, James Barker u shpreh kështu:

Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin”.

Vizita e Sekretarit Amerikan ndodhi 3 muaj pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë. Rivendosja e marrëdhënies dypalëshe më 15 Mars 1991 solli ardhjen e ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, William Rajerson.

Këto foto të ambasadorit James Baker në vitin 1991 në Shqipëri janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. /tvklan.al