Përleshje civile në metro, 50 të plagosur

Përleshje civile në metro, 50 të plagosur

12:43 22/07/2019

Opozita akuzon qeverinë për sulmin

Këto pamje të përleshjeve masive vijnë nga metroja e Hong-Kongut.

Janë orët e vona të mbrëmjes së të dielës, kur qindra protestues po ktheheshin në banesat e tyre pas protestës masive kundër qeverisë.

Befas qytetarët u sulmuan brutalisht nga një bandë e organizuar e veshur me bluza të bardha, që siç duket në pamje sulmojnë qytetarët me sende të forta. Bilanci i të parës përleshje civile që pas shpërthimit të protestave, është rreth 50 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.

Qytetarët dhe opozita denoncuan indiferencën e policisë që nuk bëri asnjë përpjekje për të ndërhyrë, duke aluduar për një sulm të orkestruar nga qeveria për të intimiduar protestuesit.

Prej disa javësh, Hong Kongu është përfshirë nga protestat masive kundër një projekt-ligji që i lejon Kinës ekstradimin për gjykim të personave nga rajoni autonom. Më shumë se 1 milion protestues dolën në sheshe të kundërshtonin paketën ligjore, duke detyruar kryeministren Kerri Lam ta pezullojë atë. Megjithatë qytetarët kërkojnë anulimin përfundimtar të projekt-ligjit.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori