Grekët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për vaksinimin

Policia greke përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestuesit që hodhën bomba molotov dhe objekte të tjera gjatë një proteste në Athinën qendrore të dielën kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19.

Mbi 7,000 vetë, disa prej tyre me kryqe në duar, u mblodhën jashtë Parlamentit grek për të protestuar kundër vaksinimit. Protesta të ngjashme në Athinë muajin e kaluar u shoqëruan gjithashtu me dhunë.

Rreth 5.7 milionë vetë nga një popullsi e përgjithshme prej 11 milionësh janë vaksinuar plotësisht, dhe sondazhet kanë treguar se shumica e grekëve favorizojnë vaksinimin e detyrueshëm për grupe të caktuara siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafi i shtëpive të pleqve.

Sidoqoftë, qindra punonjës të vijës së parë protestuan kundër planit për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për sektorin e kujdesit nga 1 Shtatori.

Rastet e infektimeve mbeten të larta në Greqi, vend i cili ka raportuar mbi 581 mijë të infektuar që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar dhe mbi 13 mijë vdekje. Të dielën vendi regjistroi 1,582 raste të reja me Covid.

Klan News