Përleshje mes disa personave, një i plagosur

Përleshje mes disa personave, një i plagosur

16:07 01/10/2019

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri që ka ndodhur në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë disa vetë. Tvklan.al mëson se njëri prej të përfshirëve në konflikt u largua dhe shkoi të merrte një thikë. Por, teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.

Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit, pasi ka marrë mjekim, nuk ka pranuar të shkojë në spital, thonë burimet për tvklan.al.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT