Përleshje mes protestuesve dhe policisë

Përleshje mes protestuesve dhe policisë

14:00 15/09/2019

Protestuesit këndojnë himnin e Britanisë

Beteja për demokraci në Hong Kong ende nuk ka përfunduar, edhe pse qeveria rajonale tërhoqi projektligjin që lejonte ekstradimin e të burgosurve drejt Kinës.

Protestuesit anti-Pekin u përleshën me policinë edhe këtë të dielë. Ata goditën me bomba molotov zyrat e policisë rajonale.

Ata janë të vendosur për të vazhduar protestat, pasi kërkojnë respektimin rigoroz të lirive dhe të drejtave të njeriut nga Pekini. Manifestuesit u ndalën edhe para konsullatës britanike duke kënduar himnin britanik, duke shfaqur kështu nostalgji për periudhën e qeverisjes nga britanikët para 1997-ës.

Manifestimet anti-Pekin kanë sjellë edhe kundër-reagimin e banorëve që e mbështesin administratën rajonale të orientuar nga Kina. Dy grupet u përleshën në një qendër tregtare. Manifestimet vijojnë pa ndalim që prej muajit Mars.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT