Një “luftë” brutale midis dy pasagjerëve të kompanisë Ryanair që fluturonte për në Tenerife nga Glasgow rezultoi që njëri prej tyre të pësonte dëme të shumta në fytyrë.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë filmuar ngjarjen, një sherr ka degjeneruar në përdorimin e grushteve mes  dy pasagjereve. Një person është mbuluar në gjak, pasi hunda e tij është thyer. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orë 06:10. Pjesa më e madhe e pasagjerëve u tmerruan dhe bënin thirrje që ata të ndaleshin, por ishte e pamundur. U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të ekuipazhit si dhe e disa pasagjerë që dy meshkujt të lëshonin njëri tjetrin, raporton

Metro

.

Ben Wardrop, i cili filmoi incidentin, tha se ai nisi sapo avioni ishte duke u nisur për fluturim.

Ai tha:

“E gjitha filloi teksa një grua e cila nuk kishte veshur këpucët dhe po shkonte në tualet dhe pasagjeri i dehur i foli duke i thënë, sesi mund të qëndronte majë  gishtërinjve. I dashuri i saj e dëgjoi dhe kështu nisi sherri”.

Kompani në një njoftim të sajin ka bërë më dije së të dy personat janë arrestuar.

“Ne nuk do të tolerojmë sjellje të padisiplinuar, siguria dhe komoditeti i klientëve tanë, ekuipazhi dhe avioni është prioriteti ynë numër një. Kjo është tani një çështje për policinë lokale”,

thuhet në deklaratën e kompanisë.

/tvklan.al