Kristina kundër vajzave: Nuk jam prostitutë, nuk e ndiej veten të ofenduar!

Në nisje të programit “Talk Love Story” në Tv Klan, moderatori Eni Shehu ka zbuluar se konkurrentja Sellma ka vendosur të marrë një kohë pushimi, reflektimi nga spektakli pas debateve të shumta në spektaklin e djeshëm.

Vajzat janë ngritur të gjitha nga karriget e tyre dhe kanë braktisur studion ditën e djeshme nëformë proteste ndaj komenteve të opinionistit Robert Aliaj.

Por ka qenë Kristina, e vetmja konkurrente e cila ka reaguar në Instagramin e saj ku është shprehur se ajo nuk ka qenë e prekur nga situata.

Eni: Pse nuk i qëndrove mendimit tënd deri nëfund?

Kristina: Unë u bëra me gocat pa dashur t’i ofendoj, por unë realisht personalisht nuk e ndiej veten të ofenduar. Sepse nuk jam as prostitutë, nuk jam as e bërë, jam shumë naturale. Unë di të flas, di të komunikoj. Të gjitha gocat janë të mrekullueshme këtu dhe duhet të flasim me ballë lart, me kokën lart e shumë të edukuara. Në momentin që nuk je prostitutë nuk ke pse të çohesh.

Ardiola: Duhet të ofendohesh, sepse na mori shembull ne për “fenomenin”. Kur e kishte personale…

Reagon Robert Aliaj pas debatit në Love Story: Pranoj gabimet e mia, më vjen keq për mamanë e Sellmës

Pas debatit të ashpër dhe protestës së vajzave konkurrente në spektaklin “Love Story” ditën e djeshme sot në studion e “Talk” i ftuar ka qenë edhe opinionisti Robert Aliaj i cilia ka reaguar edhe njëherë për situatën e djeshme duke i kërkuar edhe ndjesë vajzave.

Ai tregoi në studio se nuk ka asgjë personale, por e kishte vetëm me fenomenin. Si prind, Robert Aliaj, i ka kërkuar falje mamasë së Sellmës e cila është prekur nga bisedat në studio.

Robert Aliaj: Moraliteti është veprimi jo fjala. Ne kur nxehemi dhe dalim nga kontrolli mund të jemi njerëz me moral shumë tëlartë, shumë të ndershëm, po themi diçka nga revolta. Por ne kur veprojmë aty nuk ka justifikim. Në lidhje me largimin e vajzave mbrëmë dua të jem i sinqertë, i kuptoj vajzat. Ishte një moment keqkuptimi, besoj se janë keqkuptuar. Edhe po të mos ishin keqkuptuar prapë do i jepja të drejtë. U larguan, është një revoltë e pakëndshme. Unë e kam bërë të qartë që nuk merrem me njerëz individualë asnjëherë në jetën time.

Drejtohem dikujt se po flasim bashkë, por i drejtohem një modeli… Për respekt të njerëzve, audiencës, respektin tim personal, për misionin që kam unë në jetën time si artist dhe njeri i televizionit, të cilin e konsideroj si vepër arti dhe vij këtu. E kam në etikën e punës time të jem shumë i qartë, shumë i prerë pa asnjë dyshim në mendimin tim dhe që unë të pranoj gabimet e mia.

Nuk kam unë asnjë problem me asnjërën në nivel personal, janë vajza që ndajmë një kohëtëbukur. Dua t’ju them që ajo që ndodhi mbrëmë nuk më pëlqen as mua, po në asnjë rast unë nuk ofendova personalisht. Ky është një keqkuptim. E vetmja gjë që më vjen keq është mamaja e Sellmës që është një zonjë dhe unë e kuptoj atë si prind. Aty ndaloj, stepem dhe i përulem një gruaje. E kuptova revoltën e saj… 

“Nuk dua të flas”, përlotet Xhoni në studion e “Talk Love Story”

Xhoni dhe Kleona kanë zhvilluar takimin e tyre të mbushur plot me emocione. Konkurrentja e “Love Story” që njihet si një vajzë që nuk e shfaq dhe aq shumë veten, duket se është ndjerë mjaft mirë me Xhonin, të cilit i ka rrëfyer me lot në sy historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit.

Ka qenë ky rrëfim që ka bërë që edhe Xhoni të hapë zemrën dhe të tregojë çastin e vështirë kur ka marrë vesh që babai i tij ishte ndarë nga jeta. Mirëpo, në spektaklin e mbrëmjes së djeshme fronisti zgjodhi që në takimin e ardhshëm t’i jepte një mundësi tjetër Anxhin. Ka qenë kjo situatë që është komentuar në studion e “Talk Love Story”, ndërsa Xhoni është mërzitur shumë dhe ka qarë.

Anxhi: Mendoj se ne i kemi fokusuar takimet tona në anën e bukur të dashurisë, pse nuk kemi folur, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të jetë mbështetje për mua dhe unë për të.

Eni Shehu: Kleonës ia hape zemrën, pse?

Xhoni: Nuk dua të flas…

Eni Shehu: Ti e pe shumë të prekur Xhonin në atë rrëfim…

Anxhi: Sigurisht që po, janë tema që çdonjeri do të prekej. Te dhoma e kuqe kam thënë se jam ndjerë dhe pak xheloze dhe kështu që nuk mund të them se është kaq e lehtë.

Eni Shehu: I ke shprehur emocionet e tua Xhonit në lidhje me këtë situatë?

Anxhi: Në lidhje me këtë situatë, jo, nuk kemi folur.

Xhoni mes dy “zjarreve”: Nuk e kam idenë ku jam

Një trëndafil i dhuruar nga Xhoni për Anxhin ka bërë që në studion e “Talk Love Story” të ngjallen diskutime përsa i përket marrëdhënies së fronistit me konkurrenten tjetër, Kleonën me të cilën pati një takim mjaft emocionues.

Kleona: Shoqëria ime më e ngushtë e ka marrë vesh pas një muaji që mua më ka vdekur babai dhe unë dilja pija kafe sikur nuk kishte ndodhur asgjë që të mos e merrnin vesh dhe tek Xhoni e kam thënë që në takimin e parë. E kam thënë dhe në klipin prezantues që shpresoj që të gjej një djalë me të cilin të nxjerr çdo anë timen dhe Xhoni e arriti këtë. vlerësoj shumë Xhonin.

Eni Shehu: Ia arriti, por duket se u tërhoq ndoshta nuk ishte gati për këto rrëfime emocionale sepse zgjedhja e tij e re e çoi tek Anxhi.

Xhoni: Nuk ka lidhje fare.

Anxhi: Lulet i mora, Krishtlindjet do t’i festojmë bashkë, kjo ka rëndësi.

Kleona: Unë mendoj se pas atij takimi, Xhoni do të dojë të ketë një takim tjetër me mua sepse ai thotë gjithë kohës se ai thotë: Je akoma më shumë, je akoma më shumë.

Xhoni: Nuk e di, këtu përzihen shumë emocionet. Unë kërkoj atë vajzën që më fut mua në sirtarin e parë me atë sjelljen që kam. Unë dhe Kleona kemi pasur një gjë shumë të ndjerë dhe ka qenë me shumë emocione dhe më ka pëlqyer shumë. Unë Anxhin e dua jashtë mase sepse më ka afruar ndryshe, unë nuk e kam idenë ku jam, nuk po më punon koka, është shumë vështirë të jesh në këtë situatë.

Xhoni u përgjigjet pyetjeve të vajzave: Nuk do lejoja një takim mes Anxhit dhe Kristit

Xhoni u është përgjigjur sot pyetjeve të vajzave. Ai nëpërmjet përgjigjeve tregon se një vajzë me të cilën ka dalë nuk e pëlqen shumë, por emrin nuk ia tregoi.

Në intervistën që është publikuar sot në “Love Story Talk”, fronisti ka treguar se Anxhin e mendon kur është vetëm dhe nuk do i pëlqente që të takonte Kristit.

Çfarë nuk toleron tek një vajzë?

Arrogancën, mendjemadhësinë dhe nazet. Po të ishte njeri që kërkon shumë dhe jep pak e lë direkt.

Cila është vajza që të pëlqen më pak nga ato që ke dalë në takim?

Nuk e them dot, deri tani nuk kam marr vesh asgjë nga vajzat. Nuk e jap dot përgjigje, por me vajzën që kam arritur shumë është Sellma.

Cila është kandidatja që mendon më shumë kur je vetëm?

Anxhi.

Cilën vajzë nuk do ia lejoje Kristit në takim?

Anxhin. Por nuk është se nuk do ia lejoja unë, por e kam besuar shumë kur ajo e refuzoi. Atë që mendova unë dhe çfarë unë kisha dëshirë ajo e bëri vetë.

Ndërkohë kjo pyetje i është bërë dhe Kristit, i cili ka thënë se nuk ka limite dhe u kërkon të gjitha vajzave të takojnë Xhonin.

Nuk kam limite fare për këtë gjë. Unë i inkurajoj që të takojnë të gjitha Xhonit dhe të kuptojnë që jam fronisti më i mirë. Shkoni që nesër, që pasnesër, testoheni dhe të shikoni se kush është princi më i mirë”, tha ai./tvklan.al