Një autobus me turistë gjermanë doli nga rruga dhe u përmbys në ishullin portugez të Madeira, duke i marrë jetën të paktën 28 personave, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Numri i viktimave u konfirmua nga agjencia kombëtare e lajmeve Lusa.

Gazeta gjermane Bild shkruan se në autobus ndodheshin 50 pasagjerë dhe se aksidenti ndodhi pranë qytetit të Caniço.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, që ndodhi rreth orës 18:30, nuk dihen ende. Shoferi i autobusit, sipas asaj që shkruan BBC, humbi kontrollin e mjetit në një kryqëzim, duke dalë jashtë rruge.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ngjarje. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen e këtyre njerëzve”,

tha kryebashkiaku Filipe Sousa duke folur për mediat portugeze.

Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por nuk është ende e qartë nëse fatalitetet janë vetëm personat që ndodheshin në autobus

.

/tvklan.al