Plagoset lehtë shoferi, mjeti lëvizte me shpejtësi

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Shoferi është plagosur lehtë, sipas policisë, ndërkohë që aksidenti ka bërë që të krijohet trafik në këtë aks.

Policia thotë se shkak i humbjes së kontrollit dyshohet shpejtësia tej normave me të cilën po lëvizte mjeti.

Tv Klan