Përmbyset kamioni dhe shpërthen në flakë, bllokohet rruga Tepelenë-Gjirokastër (Video)


Përmbyset kamioni dhe shpërthen në flakë, bllokohet rruga Tepelenë-Gjirokastër (Video)

13:54 08/05/2021

Një kamion është përmbysur në aksin Tepelenë -Gjirokastër dhe ka shpërthyer në flakë. Siç shihet dhe nga video e dërguar nga qytetarët në rubrikën kallëzo në TvKlan.al, kamioni është i gjithë duke u djegur.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Po ashtu dhe forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe policia që sqaron se është demtuar shoferi i kamioni, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.

Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al







Të ngjashme