Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100-Vjetori”.

Mësohet se një automjet tip “Ford” me të cilin udhëtonin dy vajza, humbi kontrollin e për pasojë doli nga rruga dhe u përmbys. Për fat të keq humbi jetën një vajzë, e cila ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërsa vajza tjetër është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i viktimës dhe të plagosurës nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti. /tvklan.al