Një makinë është përmbysur në Rrugën e Arbrit mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë po udhëtonin një çift të rinjsh, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Tirana.

26-vjeçari A.K., i cili ishte drejtues i mjetit tip Volkswagen, ka humbur kontrollin në dalje të tunelit dhe është përmbysur duke u ndalur në fillim të urës së fshatit Fshat në sensin e kundërt.

Çifti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë. /tvklan.al