Aksident automobilistik në rrugën e Vermoshit. Një furgon u përmbys në vendin e quajtur “Rruga për Stare” në afërsi të Rrapshë e Hotit.

Në mjet ndodheshin 20 pasagjerë. Policia ka njoftuar se 4 prej tyre u lënduan lehtë. Pasi morën ndihmën e nevojshme mjekësore, ata janë larguar nga spitali.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tamarë-Koplik  mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.

Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z. G. 80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh. Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al