Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Pukë – Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, është përmbysur një vinç i lëvizshëm, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit, A.F. 56 vjeç.

Mësohet se është plagosur edhe një person tjetër, G.N. 23 vjeç i cili ishte pasagjer. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Aty kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Me datë 11.08.208 në orën 12:30, jemi njoftuar se në vendin e quajtur fshati Gomsiqe, Pukë një mjet tip kamion Vinç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A. F. 56 vjeç banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.

Gjithashtu në mjet ka qënë edhe shtetasi G. N. 23 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe  po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al