Një 60-vjeçar me iniciale G.M. nga fshati Progër i Devoll, ka humbur jetën duke punuar me zetor. Viktima ka qenë duke drejtuar zetorin, kur mjeti u batua dhe e zuri poshtë. 60-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al