Një 60-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të enjte në Vlorë, ndërkohë që punonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër. Viktima sipas policisë është një zetorist nga fshati Skrofotinë. Ai po punonte tokën, kur iu përmbys zetori aksidentalisht dhe gjeti vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al