Një 42-vjeçar me iniciale B.M. ka humbur jetën duke u përmbysur me zetor. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Senes të Divjakës gjatë orëve të natës.

Sipas policisë, viktima humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe u rrëzua në kanalin në anë të rrugës. Fatkeqësisht 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al