Manchester City triumfoi në “frymën e fundit” ndaj Wolves me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

Fitore me shumë vuajtje për skuadrën e Guardiolës, që e nisi keq dhe duhej të përmbyste rezultatin.

Larsen i dha avantazhin vendasve në minutën e 7-të, para se Gvardiol të barazonte shifrat në minutën e 33-të.

Kur ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që ndryshoi gjithçka. Në minutën e 95-të, Stones shënoi golin e fitores me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit.

Goli u verifikua nga VAR-i, për pozicion jashtë loje, por gjyqtari pasi rishikoi pamjet, e konsideroi të rregullt.

Kjo fitore i jep City-t përkohësisht kreun e renditjes me 20 pikë, dy më shumë se Liverpool, që do të përballet sot me Chelsea-n. /tvklan.al