Një lagje në zonën e Laprakës në Tiranë është  përmbytur nga reshjet e shiut. Banorët kërkojnë ndihmë pasi disa shtëpi janë akoma  nën ujë e disa të tjera janë bërë të pabanueshme.

I vunë pritë, por nuk ia dolën dot të shmangin hyrjen e ujit nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

Banesat në këtë lagje të njësisë administrative Laprakë në Tiranë janë përmbytur edhe këtë vit.

Niveli i ujit nuk ka qenë ai i përmbytjeve të viteve të mëparshme megjithatë orenditë shtëpiake janë dëmtuar.

Thonë se kanë kërkuar ndihmë por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tyre.

Kafshët shtëpiake i kanë ngjitur nëpër tarraca, edhe vetë aty kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

Por ka edhe nga ata banorë që e braktisën shtëpinë.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë përgjigje vazhdojnë të shpresojnë se dikush do t’i ndihmojë./abcnews.al