15 zona janë evakuuar në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa Sidney do të përballet me 100 mm shi

Bregu lindor i Australisë është përfshirë nga përmbyjte të shumta.

Një pjesë e madhe e shtëpive janë nën ujë, ka bllokuar rrugët dhe ka sjellë dëmtim të linjave elektrike duke lënë qindra familje pa energji.

Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve në Uellsin e Ri Jugor si dhe në Sidnei të qëndronin në shtëpi mes përmbytjeve potencialisht të rrezikshme për jetën.

Shumica e bregdetit, i cili është shtëpia e rreth një e treta e 25 milionë njerëzve të Australisë, tashmë ka parë reshje rekord për këtë muaj që parashikohen të vazhdojnë deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë, zyrtarët lëshuan nëntë urdhra evakuimi për 15 zona. Më shumë se 4,000 thirrje për ndihmë janë bërë në shërbimet e urgjencës në dy ditët e fundit, me disa qindra që kërkojnë të shpëtohen nga përmbytja.

Klan News