Breshër e shi në Rusi, Hungari, Kroaci e çeki

Shira të stuhishëm dhe stuhi breshëri vijojnë të godasin Europën qendrore dhe federatën ruse. Në Rusi, në rajonet përgjatë lumit Amur, mijëra njerëzve ju është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjes.

Në Blagoveschevsk situata është e rëndë pasi uji është ngritur ne dy metra lartësi në 24 orët e fundit dhe pritet të mbetet në zonë edhe për disa ditë. Në Kroaci shiu i rrëmbyeshëm dhe breshri dëmtoi çatitë e makinat dhe po ashtu shkatërroi të mbjellat neper ara.

Furtuna në formë tornadoje ka rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji elektrike. Në Hungari në rajonin e Liqenit Balaton, stuhia po ashtu hodhi përtokë shtyllat elektrike dhe nga qarqet e shkurtra dhe shkëndijat elektrike u shkaktuan zjarre masive nëpër pyje.

Të paktën pesë njerëz vdiqën në Republikën Çeke nga një tornado që goditi disa fshatra në jug të Moravia të Enjten mbrëma. Deri tani numërohen edhe 60 shtëpi të dëmtuara të pasigurta për të jetuar me aty do të duhet të shkatërrohen në provincat e Breclav dhe Hodonin.

Klan News