Me kërkesën për dorëheqjen e Persida Asllanit nisi protesta para Bibliotekës Kombëtare.

Njerëz të letrave, pasardhës të shkrimtarëve shqiptarë, studiues, pedagogë, dashamirës të librit dhe shoqëri civile kërkuan që përmbytje së Bibliotekës Kombëtare të hetohet nga prokuroria.

Përveç tharëseve të flokëve në ndihmë të punonjësve që prej ditësh po përpiqen të shpëtojnë 1200 njësitë bibliotekare nga uji, protestuesit kishin sjelle edhe kopje librash.

Prej të Shtunës së 23 Qershorit kur uji vërshoi në katin e fundit të nëndheshëm, Biblioteka Kombëtare është në gjendje emergjente. Tetë ditë nga përmbytja, shkaku nuk dihet. Për gjetjen e tij janë ngarkuar specialistët e Institutit të Ndërtimit, që ende nuk kanë përpiluar një raport. Të Martën, drejtuesja, Persida Asllani foli për një rikuperim të librave në masën 75% falë përdorimit edhe të mjeteve rrethanore si tharëse flokësh dhe letra thithëse të të gjitha llojeve.

Tv Klan