Shirat intensive të pranishme në vendin tonë që prej orëvë të para të mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje të shumta.

Për shkak të stuhive të forta dhe motit të paqëndrueshëm deri në këto moment raportohen tre viktima në Tiranë, Klos dhe Këlcyrë.

Autoritet qëndrore dhe ato lokale janë në terren për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

Parashikohet që pasditja të sjellë përkeqësim të motit në zonat jugore duke bërë që shirat të jenë me intensitet të lartë. Herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit do të vijojë edhe gjatë natës.

13 : 44 Këlcyrë – Humb jetën 53 vjeçari

Policia e Gjirokastrës njofton se rreth orës 11:40, në fshatin Sukë, Bashkia Këlcyrë, shtetasi K.Spahiu 53 vjeç është rrëzuar nga tarraca e banesës së tij për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.

Ai menjëherë është transportuar për në spital por gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, 53 vjeçari kishte hipur lart për të rregulluar llamarinat të cilat kishin lëvizur gjatë natës. Ajo shtoj se  për shkak të stuhisë,  nga pakujdesia , erës  së fortë dhe një guri që  mbante llamarinat që i ka rënë në trup, ai është rrëzuar dhe ka rënë në tokë duke marrë  plagë të rënda në kokë që i shkaktuan dhe vdekjen.

13: 41 Tiranë- Gjendet në Lumin e Tiranës një kufomë 40- 50 vjeç

Paraprake Komisariati  policisë në Kamëz

Forcat e Shërbimit Zjarrëfikës  ka konstatuar  një kufomë të seksit mashkull rreth 40-50 vjeç nga lumi i Tiranës .

Polumbarët pas rreth një ore përpjekje kanë arritur të nxjerrin  kufomën.

12:50 Klos- Viktima e parë nga përmbytjet

Një person ka humbur jetën para minutash në qytetin e Klosit.

 Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shtetasi me incialet Xhevahir Ndoj  është marrë nga rrjedha e lumit në fshatin Plan i Bardhë.

Nga vendgjarja mësohet se makina që ai drejtonte është rrëmbyer nga rrjedha e ujit. 

Strukturat e policisë dhe qytetarë të zonës po bëjnë përpjekje për të nxjerrë trupin e viktimës.

11:03 – Rrezikohen banorët e “Bregut të Lumit” në Tiranë

Uji në zonën e “ Bregut të Lumit” në kryeqytet ka kaluar nivelin mbi 2 metra. Sipas të dhënave nga Shërbimi zjarrfikës në vendgjarje rrezikohen disa banorë të cilët janë izoluar tërësisht nga uji, momentalisht është bërë evakuimi i rreth 40 banorëve, ndërsa në situatën që ndodhemi kërkohet dhe ndihma e ushtrisë. Tvklan.al po sjell disa video të situatës në zonën e “Bregut të Lumit” . Banorëve po u kërkohet momentalisht të ngjiten në taracat e banesave si dhe të ndërpresin energjinë elektrike për arsye sigurie.

https://www.youtube.com//embed/ytORsD4gN3Y

10:57  Bashkia Tiranë : Ja rrugët problematike që mund të bllokohen 

Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.

Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t’u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës.

https://www.youtube.com//embed/TjvfhPERxTA

Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:

– Ura e Shkozës, Njësia 1

– Zona e Selitës

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit

Në raste emergjencash, bashkia ka vënë në dispozicion numrin e emergjencave 112 ose duhet të kontaktoni me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.   

https://www.youtube.com//embed/gJBsSN2ZwEE

10:49 Ministria e Puneve te Brendshme i kërkon qytetarëve të evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme.

Gjithashtu MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin.

Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.

Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU TIRANË

reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.

https://www.youtube.com//embed/OJlx4eHsOoI

QARKU DIBËR

Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë, Mat si pasojë e rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji

QARKU DURRËS

Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës.

Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.

QARKU KUKËS

Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave.

Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë.Sipas informacionit të marrë janë shembur urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë.

Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan.

Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.

Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike. Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë. Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.

QARKU LEZHË

Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji në afërsi të 10 banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm. Në Rrethin e Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore .Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.

Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta duke bërë bllokimin e disa prej akseve rrugore, një prej të cilave është autostrada Tiranë – Durrës. Qytetarë të shumtë përmes fotove dhe videove të sjella në redaksinë e www.tvklan.al kanë pasqyruar edhe gjendjen në të cilën ndodhen shumë zona në kryeqytet dhe por edhe në rrethe.

09:20 Tiranë , Rruga Hafiz Ibrahim Dalliu , “Shtëpia e partisë”

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”51″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]09:15 Tiranë, Laknas 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”52″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]09: 12 Durrës, lagjia 18

https://www.youtube.com//embed/PtrMgQi12jA

Përmbytje në fshatin Sallmone Shijak, banorët apel për ndihmë

sallmone ok

09: 10 Përmbytje në Laç

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”53″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]09:00 Ministria e Punëve të Brendshme: Zonat më problematike nga përmbytjet

Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pranë çdo Prefekture janë mbledhur shtabet e emergjencave.

Zonat me problematike për momentin janë:

Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.

Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.

Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhë – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu këshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

08:15 Situata e përmbytjeve në Fushë- Krujë, fshati Luz  

Banorë të fshatit Luz në Fushë-Krujë përmes videove të sjella për tvklan.al kanë pasqyruar edhe gjendjen e shkaktuar nga reshjet në këtë zonë.

https://www.youtube.com//embed/M8hiOLtpwcY

08:15 Bllokohet Autostrada Tiranë- Durrës 

 Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar dhe për këtë arsye lëvizja e mjeteve Tiranë- Durrës dhe anasjelltas do të bëhet nga Ndroqi.

Niveli i ujit arrin deri në 50 cm.  Shtabi i emergjencave dhe zjarrfikseve ndodhen në terren për të monitoruar situatën, duke bërë të mundur nxjerrjen e mjeteve të bllokuara.

Policia ka ndërhyrë duke evakuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në automjete.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”54″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]08:00 Bllokohet Ura e Shkozës 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”50″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]