Zjarret shkrumbojnë 60 mijë hektarë pyje në Francë

Furia e motit në Itali nuk ndalet. Ky filmim amator tregon sesi rrjedhat e rrëmbyera të baltës të krijuara nga reshjet e dendura të shiut, zhvendosin automjetet në qytezën turistike të Shilas në Kalabri.

Pamjet janë xhiruar nga banorët e zonës në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje të mëdha toke në zonat e banuara kodrinore, duke mbuluar disa ndërtesa.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Bëhet fjalë për katastrofën e dytë nga moti brenda dy ditëve pas asaj të Monteforte Irpinos pranë Napolit, ku rrëshqitjet e tokës mbuluan një pjesë të qytezës.

Çrregullimet e motit si pasojë e ngrohjes klimatike, ashtu si në Itali janë përgjegjëse edhe për këto zjarre të mëdha në jugperëndim të Francës. Zjarrfikësit nuk po i venë dot nën kontroll prej gati 1 jave dhe ato kanë detyruar evakuimin e 10 mijë njerëzve, ndërsa kanë shkrumbuar mbi 60 mijë hektarë pyje.

Tv Klan