7 viktima dhe 3 të zhdukur, shkollat në disa komuna janë mbyllur

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën  ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq  që ka gjunjëzuar rajonin Marche të Italisë.

Agjencia e lajmeve Agi shkruan se në mesin e  3 të zhdukurve është një fëmijë i cili ishte në makinë me nënën e tij. Ajo u shpëtua nga ndërhyrja e zjarrfikësve, por fëmija është marrë me force nga uji.

Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve  Reuters tregojnë rrugët e Senigallia, një qytet bregdetar brenda rajonit Marche, të  shndërruara në përrenj të vërtetë.

Bashkia e Cantiano-s është ende e izoluar, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos.

Një situatë kritike paraqitet  edhe në Barbara , ku disa akse rrugore janë mbyllur. Gjithashtu edhe shkollat e të gjitha niveleve janë mbyllur në komuna të ndryshme të zonës Marche.

Klan News