Një rrebesh i pazakontë shiu i shndërroi rrugët e Ankarasë, në lumenj të rrëmbyer që morën përpara edhe automjete, duke u shkaktuar lëndime të 6 personave.

Në xhirimet amatore të publikuara në internet tregohen momentet kur shoferët e gjendur papritur përpara rrymave të fuqishme të ujërave, përpiqen të shpëtojnë. Vala e ujit zhvendosi për dhjetëra metra vetura, furgonë  e kamionë.

Autoritetet përllogaritën 160 automjete dhe 25 dyqane të dëmtuara. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit turk, Mustafa Tuna tha se bëhej fjalë për një katastrofë natyrore të cilën Ankaraja se kishte parë kurrë.

https://twitter.com/kizilayankara/status/992829316902850560

Tv Klan