Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje masive në disa rajone të jugut të Francës. Një person rezulton i zhdukur, ndërsa autoritetet evakuuan 1600 banorë nga qytezat e Gardës, Adreshit dhe Dormës, që konsiderohet edhe si zona me e goditur.

Lumenjtë dolën nga shtrati dhe uji vërshoi në rrugët e zonave të banuara. Një 70-vjeçar dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e fortë e ujërave teksa përpiqej të shpëtonte disa fëmijë. Uërat përmbytën edhe një kamp turistësh në një zonë pyjore.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se 8 rajone në jug dhe juglindje janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme.

Tv Klan