Qindra banorë mbeten të pastrehë

Stuhia e fuqishme “Dennis” ka lënë qindra zona të banuara nën ujë në rajonet e Anglisë dhe Uellsit. Autoritetet britanike thanë se 5 persona humbën jetën nga përmbytjet që ishin pasojë e reshjeve të dendura. Qindra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Reshjet e dendura çuan në daljen nga shtrati të lumenjve, që në shumë raste gërryen shtratin e tyre duke rrezikuar shembjen e ndërtesave.

Ekipet e emergjencave vijojnë t’u vijnë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet, kryesisht përmes skafëve. Brenda një jave, Britania e Madhe u godit nga dy stuhi të fuqishme, ‘Kiara’ dhe ‘Denis’, që u bënë shkak për këto pasoja të rënda. Ekspertët e lidhin shtimin e intensitetit të reshjeve me ngrohjen globale.

Qeveria e Kryeministrit Boris Johnson ka një plan investimesh prej 5 miliardë Eurosh, për ndërtimin e infrastrukturës që parandalon daljen nga shtrati të lumenjve pranë zonave të banuara.

Tv Klan