Në terren të thepisur malor po zhvillohen kërkime për gjetjen e njërit prej alpinistëve që ende rezulton i zhdukur nga orteku i të dielës që përfshiu Alpet italiane. Katër të tjerë janë zyrtarisht në listën e viktimave të tragjedisë në rajonin verior të Val d’Aostës. Ndërsa zonat më të ulta nga veriu në jug janë përfshirë nga përmbytjet. Lumi Rinit kapërceu argjinaturat dhe përmbyti zonat pranë Bolonjës.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë me helikopter një grupi banorësh dhe ushtarësh të bllokuar mes ujërave të rrëmbyer.

Disa rajone të veriut kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa edhe ushtria është angazhuar në operaiconet e shpëtimit. Përmbytjet kanë goditur edhe Ballkanin. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati në Kroaci, Bosnje, Serbi e Mal të Zi, duke përmbytur zona të tëra të banuara.

Me përmbytje po përballet edhe Australia. Mijëra banorë janë evakuuar në verilindje të vendit, pas hapjes së portave të një dige që rrezikonte të shpërthente. Vendi po përballet me përmbytjet më të rënda në më shumë se një shekull.

Tv Klan