Këto janë pasojat e katastrofës që shkaktuan përmbytjet e

orëve të fundit në qytetin bregdetar të Navarës në veri të Spanjës.

Një person humbi jetën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur

pasi stuhi të fuqishme shiu goditën qytetin dhe rrethinat, duke shkaktuar

përmbytje masive.

Stuhitë nisën mbrëmjen e të hënës dhe krijuan pamje të

tilla.

Dalja e lumenjve nga shtrati futi në kolaps sistemin

rrugor, nga rrëshqitjet e tokës dhe shembja e urave.

Përmes Twitterit, kryeministri Pedro Sançez urdhëroi

mbylljen e përkohshme të institucioneve publike dhe shkollave. Banorëve u është

kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, ndërsa në zonat e përmbytura qindra persona

janë evakuuar. Stuhitë përfshinë edhe brigjet italiane të Adriatikut. Këto

pamje janë xhiruar në Abruco në Italinë qendrore.

E njëjta situatë deri në brigjet jugore.

Tv Klan