Shkollat mbyllen në 69 qytete dhe fshatra, shumë shtëpi në pushtetin e ujit

Veriu i Francës është nën pushtetin e ujit. Pas stuhisë Ciaran që përfshiu Evropën Perëndimore, lumenjtë dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesën veriore të vendit. Punonjësja e bashkisë Sylvia Grare, shtëpia e së cilës është përmbytur, thotë se do të qëndrojë me vajzën e saj derisa situata të qetësohet.

“Të enjten kishte 43 cm ujë në shtëpi. Shtëpia ime është përballë rrugës dhe tani uji ka shkuar 70 deri në  80 cm. Dera ime e garazhit është shembur. Ka njerëz më keq se unë, sigurisht dhe fatmirësisht ka vetëm materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar. Mbasi kur tmerri të jetë larguar dhe për këtë jam mjaft pesimiste do të vlerësojmë dëmet. Ndërkohë nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të ndjejmë keqardhje.”

Shkollat në 69 qytete dhe fshatra janë mbyllur. Disa rrugë vijojnë ende të jenë të bllokuara përgjatë lumenjve Aa dhe Liane. Për këtë arsye autoritetet kanë paralajmëruar banorët të shmangin udhëtimet e panevojshme ndërsa pritet të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në orët në vijim.

Klan News