Bllokohen metrotë dhe shkollat, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Neë York është përfshirë nga reshje të shumta shiu, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit. Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn.

Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn  ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit. Guvernatori i Neë Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson.

Klan News