1 i vdekur, rrëshqitjet e tokës mbulojnë fshatin

Këto pamje tregojnë se sa të çrregullta janë bërë fenomenet atmosferike për shkak të ngrohjes globale. Reshje të pazakonta për mesin e verës shkretuan orët e fundit një fshat të tërë në jug të Austrisë, duke i marrë jetën edhe një banori.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje masive të tokës që mbuluan pjesën më të madhe të një rajonin e Karintisë.

Llumi dhe balta mbuluan rrugët e disa zonave, ndërsa dalja nga shtrati e lumenjve përmbyti dhjetëra hektarë tokë. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa ndërhynë për të larguar banorët nga zonat e rrezikuara. Sakaq, pjesa tjetër e kontinentit vijon të vuajë temperaturat e larta 40 gradë Celcius, të ardhura me vapën afrikane.

Tv Klan