Pesë persona humbën jetën në Toskana ndërsa dëmet janë të shumta, stuhia ‘Ciaran’ godet edhe veriperëndimin e Europës
Stuhia ‘Ciaran’ gjunjëzon veriun e Italisë. Pamje apokaliptike vijnë nga Toksana, aty ku përmbytjet e fuqishme i kanë marrë jetën pesë personave ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Rreshjet e fuqishime shoqëruar me erëra të forta kanë marrë para makina dhe kanë përmbytur katet e para të banesave. Alarmi i kuq është vendosur në disa provinca Prato si dhe në Livorno. Në Firence, lumi Bizenzio doli nga shtrati dhe autoritetet u kërkuan banorëve të zhvendoseshin nga shtëpitë.
Ky filmim tregon se si uji ka përmbytur spitalin e një qyteze pranë Pisës, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit.

Guvernatori i Toskanës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa Mbrotja Civile është vendosur në gatishmëri për të evakuuar njerëzit të cilët janë të bllokuar në shtëpitë e tyre. Janë mbyllur shkollat, autostradat kryesore dhe metrote deri në përmirësimin e situatës. Deri më tani 40 mijë abonentë rezultojnë pa energji elektrike.
Ndërkaq niveli i liqenit të Komos po arrin pikën kritike, ndërsa Mbrojtja Civile është vendosur në gatishmëri. Përmbytje janë rregjistruar edhe Friuli Venezia Giulia, ndërsa erërat e forta kanë rrëzuar pemë dhe shtylla të tensionit të lartë.
Për pëmbytjet në Itali ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ ai shprehet se Tirana solidarizohet me Firencen dhe Toskanën duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.
Stuhia ‘Ciaran’ ka thelluar bilancin e viktimave edhë ne vende të tjera në Europë. Në Francë shtatë banorë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Shirat e rrëmbyeshëm shoqërohen me stuhi ere deri në 200 km/h.
20 mijë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku stuhia Ciaran ka shkaktuar dëme të konsiderueshme kryesisht në Anglinë jugperëndimore.
Një person humbi jetën në Holandë, ndërsa tre të vdekur u regjistruan edhe në Belgjikë. Stuhia goditi Spanjën veriperëndimore me erëra deri në 120 km/h që çoi në anulimin e fluturimeve dhe shërbimeve hekurudhore. Një grua vdiq pasi u godit nga një pemë, ndërsa tre persona të tjerë u lënduan.
Moti i keq pritet të prekë gjithashtu edhe Greqinë perëndimore shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm përgjatë gjithë fundjavës.
Klan News