Mbi 18 mijë njerëz janë evakuuar deri më tani, ndërsa dëmet janë të pallogaritshme

Pjesa lindore e Australisë vijon që të përballet me përmbytje katastrofike.

Në Uellsin e Ri Jugor situata mbetet shumë kritike ku qindra shtëpi e rrugë tanimë janë nën ujë. Agjencia kombëtare e motit ka lëshuar paralajmërime se moti do të përkeqësohet gjatë ditve në vijim.

Asnjë vdekje nuk është raportuar, por mijëra njerëz janë shpëtuar nga shërbimet e urgjencës ditët e fundit. Rreth 18,000 njerëz janë evakuuar me autoritetet dhe mbi 15,000 të tjerë priten që të evakuohen. Më shumë se 2,500 njerëz kanë aplikuar për ndihmë financiare.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë ura të shkatërruara dhe kafshë të bllokuara madje edhe të ngordhura në disa pjesë të Uellsit.

Zonat përreth lumenjve Colo dhe Hawkesbury janë veçanërisht shqetësuese. Ata po shohin përmbytjen më të keqe që nga viti 1961. Merimangat dhe gjarpërinjtë janë parë të vërshojnë brenda shtëpive të banorëve.

Shiu dhe përmbytjet në Australinë lindore tanimë janë në një kontrast i plotë me një vit më parë, kur të njëjtat zona u dogjën nga zjarret dhe u shkatërruan nga thatësira. Kjo anë e kontinentit aktualisht po përjeton fenomeninn e motit La Niña, i cili zakonisht sjell më shumë reshje dhe ciklone tropikale gjatë verës.

Klan News