Stuhitë në lëvizje të ngadaltë si ato në Gjermani mund të bëhen 14 herë më të shpeshta deri në 2100

Përmbytjet katastrofike të tilla si ato që goditën Evropën kohët e fundit mund të bëhen shumë më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti “Newcastle” në Britani tregon se stuhitë në lëvizje të ngadaltë mund të bëhen 14 herë më të zakonshme në tokë deri në fund të shekullit dhe në fund mund të çojnë në një katastrofë.

Sa më ngadalë të lëvizë një stuhi, aq më shumë shi shkakton në një zonë të vogël dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze. Studiuesit tashmë e dinë që temperaturat e larta të ajrit të shkaktuara nga kriza e klimës nënkuptojnë që atmosfera mund të mbajë më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër ka çuar në reshje më ekstreme. 

Intensiteti dhe shkalla e përmbytjeve të fundit në Europën Perëndimore, në të cilën vdiqën rreth 200 njerëz, kanë tronditur shkencëtarët e klimës.

Ky studim sugjeron që ndryshimet në stuhitë ekstreme do të jenë domethënëse dhe do të shkaktojnë një rritje të frekuencës së përmbytjeve shkatërruese në të gjithë Evropën. I botuar në revistën “Geophysical Research Letters”, shkencëtarët  përdorën modele kompjuterash Met Office me një rezolucion prej 2 km, e njëjtë me ato që përdoren në parashikimin afatshkurtër të motit. Shkencëtarët vlerësuan ndryshimin në stuhitë në lëvizje të ngadaltë në një skenar ku emetimet e karbonit vazhdojnë të rriten.

Klan News